Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

FOTO/ "I fundit i Mohikanëve", gazetari sportiv paralajmëron drejtuesit bardheblu pas largimit të Laçit dhe Nikollit

Shkruar nga NEWSPORT

Largimi i Arbi Laçit dhe Mario Nikollit nga klubi i Tiranës ishte "rrufe në qiell të hapur" jo vetëm për drejtuesit bardheblu, por dhe për opinionin sportiv. Puna e mrekullueshme e drejtorit sportiv si dhe menaxherit të kampionëve, i kishte bindur të gjithë se ata ishin "themelet" e Tiranës së madhe që këtë sezon e kurorëzoi me titull kampion. Mirëpo të dy mbyllën bashkëpunimin me bardheblutë.

Endi Tufa është një nga gazetarët e njohur sportiv i cili në vendin tonë e ka shprehur hapur simpatinë për kryeqytetasit. Ditën e djeshme, në miqësoren me Dinamon e fituar me rezultatin 2-1 nga Tirana, ai ka qenë prezent duke ndjekur takimin. Por, nuk i ka shpëtuar as "fokusit" të Izmir Dodës, i cili ka gjetur rastin t'i shkrepë disa foto në tribunën e gazetarëve. Pikërisht dibrani i palodhur është një nga njerëzit e afruar nga Laçi në klub, i cili ka arritur të çojë në piedestal imazhin e Tiranës.

E për këtë Tufa duket se kërkon të paralajmërojë bardheblutë duke i treguar se dhe ai ka mbetur nga grupi i kampionëve jashtë fushës së blertë. "Duke pritur ndeshjet, i fundit i Mohikanëve", shkruan ai.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga