Pas fitores ndaj Vllaznisë në kampionat javën e kaluar 2-0, Erzeni sheh më shumë se kurrë mundësinë për të luajtur sezonin e ardhshëm në Kategorinë Superiore. Shijakasit kanë marrë zemër nga triumfi ndaj pretendentit kryesor në grupin A për t’u ngjitur në divizionin më të lartë të futbollit shqiptar.
Edhe pse një qytet i vogël, tifozët e Erzenit janë tepër pasionantë dhe shumë të dhënë pas ekipit. Njëri prej tifozëve më të zjarrtë të ekipit shijakas Alban Veizi ka shpërlyer ekipin e zemrës me një drekë në shenjë respekti dhe mirënjohjeje ndaj ekipit.
Lajmin e ka publikuar faqja e tifozëve të Erzenit në Facebook.
“Jo vetëm dreka zyrtare por edhe të ideuara dhe sponsorizuara nga tifozë.
Njëei prej tifozëve me te flakte , Alban Vezi ka shtruar gjithashtu një drekë për djemtë e ekipit në shenjë falenderuese për atë ç’ ka ato ofrojnë në fushën e lojës duke nderuar dhe respektuar fanelën Shijakase.
Fale punës së mirë dhe suksesit të deritanishëm, ky sukses vjen dhe me një mbeshtetje të fuqishme që tifozeria dhe në veçanti Alban Vezi i jep skuadrëes. I kudondodhur në mbështetje te ekipit te futbollit dhe jo vetëm pasi jep energjinë e tij duke mbështetur dhe volejbollin.
KF Erzeni falenderon Alban Vezin dhe i uron suksese kudo.”
Erzeni zbret në fushë ndaj Shënkollit për të kërkuar fitoren e dytë radhazi në Kategorinë e Parë, për të shkurtuar me rivalët e Vllasnisë.