Tirana do të rimbjellë barin e fushës së "Selman Stermasit". Bardhlutë kanë luajtur në këtë fillim sezoni në shtëpi dhe kanë patur jo pak probleme me fushë pasi i ka penalizuar për të bërë lojën e tyre më të mirë.
Me hapjen e "Air Albania", tashmë Tirana do të luajë në impiantin e ri të kryeqytetit, por pa harruar edhe "Selman Stermasi". Newsport.al ka siguruar një foto nga stadiumi dhe mbrapa portës shihet dheu dhe tapeti i ri që pritet të shtrohet gjatë ditëve në vijim.
Duke parë që shumicën e ndeshjeve Tirana do t'i luajë në stadiumin e ri, fusha e "Selman Stermasit" do të ketë të gjithën kohën e nevojshme për të qenë në kushtet më të mira dhe pa u dëmtuar nga lojtarët gjatë ndeshjeve.

Galeria fotografike ()
Poll