Prej ditësh së djeshme, arbitrat dhe asistentët e Superiores janë akomoduar në hotel "Adriatik" në Durrës. Burime për neësport.al bëjnë me dije që të gjithë "bilbilat" e elitës po zhvillojnë një seminar 3-ditor për disa tema arbitrimi. I pranishëm është edhe zyrtari i FIFA-s Alan Snobby, i cili është ftuar nga Sektori i Gjykimit pranë Federatës Shqiptare të Futbollit.
Një nga arbitrat e njohur të Superligës, Laver Alla është parë nën shoqërinë e anësorve të Kolegjiumit të Lushnjës (Devis Korreshi, Edlir Malo, Marjus Qose) të cilët kanë qenë pjesë e këtij seminari. Ndryshimet e reja të arbitrimit dhe direktivat e UEFA-s, kanë "detyruar" FSHF-në që të organizojë këtë seminar ku kanë marrë pjesë të gjithë arbitrat në vend. Duke përfituar prej pauzës dhe ndeshjeve në kampionat, këto tre ditë kanë qenë të frytshme për njohjen e teknikave të reja të gjykimit.
