Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

FOTO/ Fokusi te stadiumi dhe jo fushat stërvitore, pamje nga kompleksi i Partizanit

Shkruar nga NEWSPORT

Partizani është në garë me kohën për të pasur sa më parë në dispozicion stadiumin e ri. Punimet janë përqëndruar vetëm në fushën e madhe, teksa në ato stërvitore ende nuk ka asgjë.

Peng i një vendimi nga Ministria e Financave që ka në pronësi disa godina përqark, të kuqtë duket se kanë marrë një "asist" nga FSHF që ka financuar fushën e madhe të stadiumit të ri të klubit.

Tanimë puinimet kanë rinisur pas disa kohësh dhe në stadium është hedhur rëra për të kryer të gjithë procedurën e nevojshme. Dy tribunat kanë përfunduar edhe me mbulesë, ndërsa vijon suvatimi i tyre nga jashtë.

Në pamjet e fundit duket se nuk ka asnjë punim për fushat stërvitore, teksa më parë duhen shembur godinat përqark.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga