Skënderbeu dhe Laçi dhuruan një ndeshje me shumë emocione në finalen e Superkupës së Shqipërisë që u zhvillua në "Selman Stermasi". Ndeshje me spektakël dhe emocione. Një pjesë e parë pa rrjeta të prekura, por në 45 minutëshin e dytë u shënuan plot 5 gola. Laçi kaloi në avantazh, por nuk arriti të ruante epërsinë, pasi korçarët shënuan 3 gola të shpejtë, ndërsa në fund kurbinasit ngushtuan shifrat.
Kampionat, Kupë dhe Superkupë. Të gjitha këto në vitin 2018-të për Skënderbeun. Në një postim në rrjetet sociale, kampionët kanë reaguar, duke treguar se ia kanë dalë përsëri të ngrenë trofeun.
Kampionati fillon në 17 gusht dhe superndeshja e parë do të jetë në Korçë, ku "ujqërit" do të presin Partizanin e Skënder Gegës, ku do të fillojë rrugëtimi për mbrojtjen e titullit.