Skuadra e Erzenit në rrjetet sociale nuk i ka kursyer kritikat ndaj gazetarit të njohur investigativ, Artan Hoxha që njihet si një tifoz futbolli, por edhe I skuadrës së Dinamos. Në një story të postuar në faqen zyrtare në Instagram, Erzeni ka postuar një koment të Artan Hoxhës teksa shprehehet se që fituesi vendoset nga "sulltanti", Presidenti i FSHF-së, Armand Duka dhe nëse do t'I duhen disa vota në Shijak mund të ngjisë Erzenin në Superligë.
Lidhur me këtë koment, skuadra shijakase I kujtuar gazetarit Hoxha fitoren 1-2 ndaj Dinamos që morën pak javë më parë. Erzeni i shkaktoi humbjen e parë skuadrës dinamovite dhe "thumbimet" vazhdojnë edhe më tej. "Ky që i di të gjitha. Sille prapë Dinamo të hajë 5 gola", shkruhet në postimin e Erzenit.
