Ai quhet Kleit Prifti. Eshtë 10 vjeç. Ka nisur me Akademinë e Dinamos që në moshën 6 vjeçare. Pasioni për futbollin, tregon mamaja e tij, gazetarja e njohur Blerina Gjoka, u duk që kur ishte në moshë fare të vogël.
Në një ndeshje mes futbollistëve të Dinamos dhe Apolonisë fundjavën e kaluar, Kleit bëri plot 4 gola, duke u shpallur jo vetëm golashënues i kësaj ndeshjeje, por në përgjithësi edhe një supergolashënues I talenteve të moshës së tij, raporton newsport.al.
Futbolli nuk është vetëm një arsye për të kaluar kohën si çdo fëmijë i moshës së tij, por një pasion i qëndrueshëm dhe ëndërr për të ardhmen. Kur e pyesin do të bëhesh si Ronaldo apo Mesi pergjigjet: Dua të bëhem si Kleit Prifti. Lojtarët e tij të preferuar janë Ibrahimoviç, Bale, etj. Luan në mesfushë por bën gola si sulmues.
Kleit përveç shkollës, stërvitet 3 herë në javë, në Akademinë e Dinamos me trajner ish futbollistin Artjon Poçi. Dhe ekipi I të vegjelve të ish futbollistit, duket se ka perspektivë, përveçse nxjerr talente.