Ditën e djeshme Dinamo luajti një miqësore me Turbinën e Cerrikut. Kjo ishte ndeshja e 6-të miqësore për këtë fazë përgatitore për blutë, që në fakt është është fituar 1-0 me një gol të shënuar nga Nuri.
Pas takimit, në një prononcim për mediat, trajneri dinamovit, Allmuça është shprehur se ekipi është në gjendje të mirë, por ende kanë nevojë për përforcime të tjera në merkato për të arritur qellimet e tyre, që në fakt është rikthimi në Superiore.
"Ishte një test i vlefshëm dhe me tepër se fitorja më pëlqeu loja e ekipit. Nga ndeshja në ndeshje po rritemi akoma më shumë dhe po prodhojmë lojë. Gjithsesi, testet miqësore nuk tregojnë realisht forcën e ekipit, të cilën do e shohim në kampionat. Merkato mbetet e hapur akoma pasi kemi nevojë ende për përforcime për të arritur qëllimet tona".