Partizani dhe Alban Hoxha duket se do “divorcohen” pas 7 sezonesh. Kapiteni i “Demave” mbaron kontratën me klubin, ndërsa në media flitet se gardiani nuk ka pranuar uljen e rrogës në kontratën që i është ofruar. Hoxha është një nga liderat e kampionëve, ndërsa së fundmi emri i tij lakohet te disa skuadra. Tirana, Kukësi dhe Prishtina duket se janë të interesuar për shërbimet e 32 vjeçarit, ndërsa në rrjet ka nisur një “luftë” komentesh pro dhe kundër.
Sikur të mos mjaftonin rezultatet e dobëta, Partizani do duhet të shohë jashtë organikës edhe njërin prej liderve të ekipit, që për neësport.al theksoi se nuk do t’i thoshte “jo” Tiranës. Fansat e kuq kanë komentuar këto zhvillime, duke dalë pro dhe kundër vendimeve të klubit. Situata e tabelës së klasifikimit dhe rezultatet, kanë trazuar ujërat te të kuqtë, ndërsa edhe tifozët i janë tkthyer kundër në masë drejtuesve.
Disa nga komentet e fansave të kuq:


