Partizani ka nisur të luajë përballë Luftëtarit, sfidë e vlefshme për javën e parë të Superiores. Para këtij takimi është zhvilluar një ceremoni e veçantë, teksa ish futbollisti i i të kuqve Ylli Shehu ka shkelmuar topin e parë. Menjëherë ai ka marrë duartrokitjet e të pranishmëve nga tifozët në “Elbasan Arena”. Kapiteni i Luftëtarit i ka dhuruar një tufë lule në shenjë nderimi për ish “yllin” e Partizanit.

Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.