Mbrëmjen e djeshme në "Selman Stermasi" është luajtur një ndeshje shumë interesante për javën e 23 të Superiores. Partizani ka pritur Flamurtarin, ku të kuqtë fituan me rezultatin 3-1, mirëpo është një triumf shumë i diskutuar, pasi një fotograf i vlonjatëve është dhunuar nga tifozët e futur në fushë.
Nuk mbaron me kaq, por sulmuesi i Flamurtarit, Andi Ribaj, pak çaste pasi ka shënuar golin, është ndëshkuar me karton të kuq nga arbitri, duke krijuar kështu një moment shumë të dyshimtë, që ende nuk është i qartë motivi i kartonit.
Në lidhje me këtë situatë ka reaguar edhe mbrojtësi i Flamurtarit, Blerim Kotobelli, i cili me anë të një postimi në rrjetin social "Facebook", shkruan se më mirë është një humbje e luftuar, sesa një fitore e dhuruar nga arbitri.
"Më mirë një humbje e luftuar sesa një fitore e dhuruar nga arbitri", shkruan anësori.
