Në këto momente po luhet derbi mes Partizanit dhe Tiranës, teksa rezultati vijon të jetë 0-0. Siç duket në një foto të siguruar nga Newsport.al, në Elbasan Arena ndodhet edhe trajneri i Vllaznisë, Tomas Brdariç. Ai po bisedon me vajzën e Presidentit të Tiranës (Refik Halili), Goldi Halili.
Teknikut kroat i intereson një barazim mes të dyja ekipeve, në mënyrë që ekipi shkodran të jetë sa më e shkëputur nga kryeqytetasit. Kujtojmë që në darkë, Brdariç është i ftuar te Pressing, teksa do flasë për shumë tema.


Galeria fotografike ()
Poll