Skuadra e Tiranës ka rinisur përgatitjet për sezonin e ri, që pritet të startojë në fillim të shtatorit. Trajneri Ilir Daja ka zhvilluar dy seanca stërvitore. Paraditja ka qenë e karakterit atletik, ndërsa pasditja e ka zhvendosur ekipin bardheblu në kompleksin stërvitor “Skënder Halili”. Qendërmbrojtësi Muça, mesfushori Muzaka dhe portieri Bakaj kanë zhvilluar një stërvitje të diferencuar, ndërsa pjesa tjetër e grupit ka qenë e plotë. Gjithashtu jashtë kanë mbetur edhe Deliaj me Gilman Likën, të cilët vijojnë fazën rehabilituese për të qenë të gatshëm në periudhën e fundit para se të startojë sezoni i ri.

Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.