
Sulmuesi i Tiranës, Florent Hasani është bërë baba për herë të parë. Në jetë ka ardhur Tor Hasani, djali që gëzon shëndet të plotë së bashku me bashkëshorten Diellza Ferhati.
Lajmin e ka dhënë vetë sulmuesi i Tiranës, që tregon lumturinë në fotot e shpërndara në rrjetet sociale. Klubi bardheblu ka lejuar lojtarin të bëjë disa ditë pushim, me skuadrën që është në Bosnjë për përballjen e Conference League me Zrinjski.
Pas bashkimit me Tiranën në verë, tanimë Hasani ndan lajmin e bukur se është bërë baba për herë të parë.
Poll