Tashmë Tirana është zyrtarisht kampione e Shqipërisë. Skuadra e kohëve të arta duket se është rikthyer sërish duke mos diskutuar në asnjë moment trofeun në këtë edicion që po lëmë pas. Taulant Seferi ka dhënë një kontribut të çmuar për kryeqytetasit, po ashtu edhe Filip Najdovski.
Sulmuesi bardheblu ka bërë një postim në rrjetet sociale ku shfaqet gjatë një seance stërvitore me skuadrën. Krahas tij shfaqet edhe qendërmbrojtësi Najdovski, të dy të ulur në një stol. Një fotografi që tregon atmosferën pozitive që mbizotëron te 26-herë kampionët e Shqipërisë.
Kujtojmë që të shtunën luajnë derbin kundër Dinamos, sfidë e vlefshme për javën e 35-të të Superiores.