Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

FOTO/ Armand DUKA takohet me kreun e futbollit botëror në Paris, çfarë diskutuan në prag të finales

Shkruar nga NEWSPORT

Liverpool dhe Real Madrid luajnë në orën 21:00 finalen e Champions League. E gjithë vëmendja e futbollit botëror është në Paris, ku luhet takimi më i rëndësishëm i sezonit për klube.

Në Francë ndodhet dhe Presidenti i FShF-së Armand Duka, i cili bashkë me zv. Presidentin Dervishaj dhe Presidentin e FFK Agim Ademi është takuar me Presidentin e FIFA-s Gianni Infantino. Duka tregon se ka patur rastin t’i shprehë falenderimet për projektet që FIFA i ka besuar Shqipërisë.

“Pak orë para finales së Champions League, pata mundësinë të zhvilloj një takim të përzemërt me Presidentin e FIFA, Gianni Infantino.

Sëbashku me Zv. Presidentin Dervishaj, Presidentin e FFK, Agim Ademi, Sekretarin e përgjithshëm të FFK, Taulant Hodaj folëm me Presidentin Infantino mbi projektet në dy Federatat tona dhe i shpreha falenderime të sinqerta në emër të FSHF për projektet madhore që FIFA na ka besuar, si implementim i sistemit VAR dhe ndërtimi i Shtëpisë së Futbollit”, shkruan Duka në rrjetin social Instagram.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga