Partizani nuk po kalon aspak një moment të mirë në kampionat. Të kuqtë u mposhtën 0-1 nga Skënderbeu në shtëpi. Një humbje që vështirëson akoma më shumë pozitat e Partizani në kampionat pasi me një fitore ekipet rivale mund të largohen akoma më shumë.
Tashmë janë 3 ndeshje radhazi që Partizani nuk fiton dhe kjo nuk i ka pëlqyer aspak tifozëve të kuq që kanë shpërthyer kundër lojtarëve dhe stafit teknik.
Në postimin që klubi ka bërë për përfundimin e sfidës së sotme, tifozëtn janë shprehur se ky është një turp dhe Partizani duhet të mendojë të sigurojë Europën pasi nuk në këtë mënyrë nuk fitohet kampionati.





Galeria fotografike ()
Poll