Milan luan sot në orën 18:00 ndeshjen e vlefshme për javën e fundit të Seria A përballë Sassuolos. Milan mund të shpallet kampion qoftë dhe me barazim, nëse Inter fiton. Kjo për shkak se ka 2 pikë më shumë se zikaltërit dhe është më mirë në përballjet direkte.
Në transfertën e Sassuolos priten mijëra tifozë kuqezinj, të cilët duan të fitojnë titullin kampion pas 10 vitesh pritje. Nuk mungojnë as shqiptarët që mbështesin gjigantët e Seria A. Fotot më poshtë janë të fundit, drejt Sassuolos.