
Tirana do të përballet me Kastriotin në orën 13:30, në stadiumin "Selman Stermasi", ndeshje e vlefshme për Kupën e Shqipërisë. Bardheblutë kanë arritur të fitojnë me rezultatin 3-1 sfidën e parë dhe tashmë kanë lojën nënkontroll.
Trajneri i Tiranës, Emanuel Egbo ka bërë ndryshime në formacionin e ndeshjes së sotme, duke ruajtur kështu disa prej lojtarëve kryesor për ndeshjen e rëndësishme në fundjavë ndaj Skënderbeut. Ndryshimet fillojnë që nga porta me Bakaj nga minuta e parë, Sidibe dhe rikthimi i Osmanit. Në majën e sulmit luan Muçi, i cili do të mbështetet nga Halili, Morina dhe Beshiraj.
Tirana: Bakaj, Doka, Sidibe, Osmani, Ismajlgeci, Hoxhallari, Karabeci, Beshiraj, Morina, Halili, Muçi
Trajner: Emanuel Egbo