Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

FORMACIONI/ EGBO "bën lëmsh" titullarët, TIRANA tjetërsohet në Kupë

Shkruar nga NEWSPORT
FORMACIONI/ EGBO "bën lëmsh" titullarët, TIRANA

Tirana do të zhvillojë nesër në 17:00 ndeshjen e parë të Kupës së Shqipërisë për raundin e 1/8. Bardheblutë do të kenë përballë Besëlidhjen e surprizave, pasi lezhjanët kanë eleminuar në turin e kaluar Partizanin. Tirana rikthehet në shtëpi pas dy ndeshjeve në transfertë, me trajnerin Egbo që do të bëjë disa ndryshime në formacion.

Nigeriani pritet t'I besojë lojtarëve që nuk kanë marrë shumë minuta gjatë kampionatit, duke aktivizuar nga fillimi edhe emra lojtarësh të rinj, siç është I talentuari Stafa. Në portë pritet të rikthehet Bakaj, ndërsa në qendër të mbrojtjes krah Osmanit do të luaj Sidibë. Vend edhe për kapitenin Karbeci në mesfushë, ndërsa sulmi do t'I besohet Dungës, I mbështetur nga Halili, Hasani dhe Morina. Me këtë rotacion, Egbo synon të shplodhë lojtarët që kanë shumë minuta, duke synuar që të luftojë në të dy frontet.

Formacioni i mundshëm anti-Besëlidhje:

Tirana: Bakaj - Doka, Osmani, Sidibe, Hoxhallari - Karabeci, Stafa - Morina, Hasani, Halili - Dunga Trajner: Emmanuel Egbo

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga