
Partizani luan sot me Kastriotin në orën 16:00. Sfida do zhvillohet në "Air Albania" dhe vlen për javën e 28 të Kategorisë Superiore. Miqtë do kërkojnë mos dalin pa pikë, pasi janë në vallen për mbijetesë dhe rezultatet e fundit jo të mira kanë bërë që te krutanët të kthehet sërish alarmi për mos arritjen e objektiviti.
Nga ana tjetër, Partizani është mes skuadrave që kërkojnë në fazën finale të sezonit të shtojnë sprintitn drejt titullit kampion. Të besuarit e Ilir Dajës vijnë nga fitorja 3-0 po në "Air Albania" ndaj Bylis, ndërsa të gjithë lojtarët janë gati për teknikun. Ndryshime te Kastritoi i Ndreut, që vjen me mungesa në "Air Albania".
Formacionet zyrtare:
Partizani (4-3-3): Hoxha, Mala, Bitri, Belica, Hakaj, Bardhi, Murataj, Broja, Çinari, Asani, Junior Trajner: Ilir Daja
Kastrioti (4-1-4-1): Hidi, Cela, Neziri, Bardhi, Moraes, Shkalla, Rami, Prodani, Mehmeti, Zhivanaj, Okebugu Trajner: Ramazan Ndreu