
Partizani do të zhvillojë pas pak ndeshjen e kthimit të vlefshme për Kupën e Shqipërisë. Në orën 13:30 në "Elbasan Arena", të besuarit e Sormanit do kërkojnë kthesën e rezultatit të parë në Lezhë, aty ku Besëlidhja shënoi 3 gola.
Trajneri italian ka bërë shumë ndryshime në formacion, ku bie në sy lënia jashtë e Lorenc Trashit. Debutim për Dorian Kërçikun që e jnis nga minuta e parë këtë sfidë. Mesfusha i besohet sërish Feratit dhe Kotes. Në sulm mbetet Solomon dhe Braën. Nga ana tjetër, Elvis Plori ka futur në fushë lojtarët më të mirë.
Partizani: Hoxha, Kërçiku, Bitri, Boldor, Hakaj, Telushi, Ferati, Kote, Çinari, Solomon, Brawn
Besëlidhja: Vukasinoviç, Bushi, Cokic, Dibra, Dordeviç, Fetaj, Hajdari, Hepaj, Jovanoviç, Pergjoni, Shetaj