
Kategoria Superiore do dhurojë sot në 13:00 sfidën mes Bylis dhe Kastriotit. Dueli i "Adush Muçës" vlen për zonën e qëndrimit mes më të mirëve në Superligë, me dy skuadrat që kërkojnë të shmangin fundin e tabelës. Miqtë nga Kruja janë katër pikë më sipër se vendasit, ndërsa Dovedan kërkon maksimumin në shtëpi.
Të dy trajnerët kanë bërë edhe vendosjet e tyre, duke hedhur në fushë lojtarët më të mirë që kanë në dispozicion. Te vendasit mungon Beji, që ka katër kartona të verdhë. I pezulluar edhe Carkanji te Bylis e Shkalla te miqtë. As Da Silva nuk shihet në formacion te krutanët.
Formacionet zyrtare:
Bylis: Qirko, Ymeralilaj, Stojanovic, Hadroj, Janku, Kojic, Ndreca, Ntephe, Spahiu, Nebihu, Lorran Trajner: Veljko Dovedan
Kastrioti: Hidi, Cela, Neziri, Nuriu, Bardhi, Junior Moraes, Rami, Prodani, Mehmeti, Rezi, Zhivanaj Trajner: Ramazan Ndreu