
Kategoria Superiore do zhvillojë sot sfidat e javës së 33-të. Në 19:00 është rezervuar derbi mes Partizanit dhe Tiranës. Dy trajnerët, Daja dhe Shehi kanë bërë publike formacionet e sfidës, me skuadrat që vijnë me disa ndryshime nga sfidat e fundit. Bardhi e Mala e nisin nga fillimi te Demat, teksa për bardheblutë rikthehet Çelhaka dhe Danso.
Formacionet zyrtare:
Partizani: Hoxha, Mala, Bitri, Belica, Hakaj, Broja, Murataj, Bardhi, Asani, Çinari, Stenio Junior Trajner: Ilir Daja
Tirana: Bekaj; Vangjeli, Najdovski, Hoxhallari; Toshevski, Batha, Çelhaka, Danso, Ismajlgeci; Torassa, Seferi Trajner: Orges Shehi
Poll