
Dinamo dhe Partizani do përballen me njëra tjetrën në orën 16.45 në Air Albania, në takimin për çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë. Si trajneri i dinamovitëve, Shkëmbi, ashtu edhe tekniku i të kuqve, Mehmeti, kanë vendosur për titullarët me anë të të cilëve ekipet do zbresin në fushë.
Të dyja skuadrat nuk po bëjnë një sezon të mirë në kampionat dhe do kërkojnë të bëjnë një ecuri sa më pozitive në Kupë, e pse jo t’i shkojnë deri në fund këtij kompeticioni. Përballja e fundit direkte ka përfunduar 1-0 për Partizanin, falë golit të Malës. Në derbin e sotëm arbitër kryesor është Kreshnik Bajrami.
Dinamo: Simoni, Denison, Demiri, Ibraimi, Bardhi, Sofranac, Samake, Sidibe, Maliqi, Sijanovski, Lilaj
Trajner: Bledi Shkëmbi
Partizani: Hoxha, Belica, Sota, Marku, Bitri, H. Marku, Skuka, Kallaku, Stenio Junior, Mala, Cara
Trajner: Dritan Mehmeti