Skënderbeu-Tirana është sfida e 3-të në ditën e sotme të Kategorisë Superiore. Korçarët pas fitores ndaj Bylsit kërkojnë të ruajnë ecurinë pozitive, ndërsa Tirana kërkon fitoren pas 2 barazimeve rresht. Pak minuta më parë janë bërë publike edhe formacionet zyrtare nga të dy trajnerët. Trajneri Daja vijon t’I besojë skuadrës së tij dhe grupi duket më I plotë pas pushimeve. Nga ana tjetër, trajneri Ahmataj ka hedhur në fushë një skuadër pa sulmues “pykë”, pasi as Ngo as Dunga nuk janë në fushë nga minuta e parë.
Skënderbeu: Koliçi, Pëllumbi, Pollzhani, Dita, Meksi, Essien, Daja, Gripshi, Ndecky, Bregu, Krasniqi.
Tirana: Lika, Kërçiku, Osmani, Vangjeli, Hoxhallari, Karabeci, Torasa, Hasani, Cale, Cobbina, Halili.
GJYQTARË: Klajdi Kola, Rejdi Zaimi, Edlir Malo, Roxhers Muska