Empoli dhe Salernitana luajnë sot në 15:00 për javën e 37 në Serie A. Nga minuta e parë për vendasit është Asllani, ndërsa Bajrami, Ismajli dhe Ujkani e nisin ndeshjen nga stoli.
Vendasit e kanë siguruar mbijetesën, ndërsa kjo gjë s’mund të thuhet për Salernitanën. Veseli te miqtë nuk është as në stol, teksa edhe Ribery është jashtë për shkak lëndimi. Me 30 pikë pas 36 ndeshjeve, Salernitana kërkon të fitojë për të lënë pas Cagliarin, që është një pikë më pas dhe në zonën e rrëzimit në Serie B.
Formacionet zyrtare:
EMPOLI (4-3-1-2): Vicario; Stojanovic, Romagnoli, Luperto, Parisi; Zurkowski, Asllani, Bandinelli; Verre; Cutrone, Pinamonti
SALERNITANA (3-5-2): Sepe; Gyomber, Radovanovic, Fazio; Mazzocchi, Ederson, L. Coulibaly, Kastanos, Obi; Verdi, Djuric
