
Teuta-Kukësi është ndeshja e dytë gjysmëfinale e Kupës së Shqipërisë. Ndeshja e parë është mbyllur në barazim pa gola, ndërsa kjo e kthimit është e hapur nga të dyja skuadrat. Pak minuta më parë të dy trajnerët kanë vendosur se cilët titullarë do të zbresin në fushë. Te Teuta mungon vetëm Kouro për shkak kartonash dhe në vend të tij Beqja, ndërsa Shehi nuk ka bërë asnjë ndryshim.
TEUTA: Frashëri, Todorovksi, Hoxha, Arapi, Beqja, Aleksi, Avdyli, Kallaku, E. Vila, L. Vila, Kallaku. Trajner: Edi Martini
KUKËSI: Xhika, Maliki, Lulaj, Krasniqi, Kotobelli, Musolli, Limaj, Rroca, Ethemi, Abazaj, Cooper. Trajner: Orges Shehi
GJYTARË: Kreshnik Barjamaj, Dojando Myftari, Nertil Bregasi, Ardian Beqiri
Poll