Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

Flutura Açka kritikoi veshjet e prezantueseve të sportit, moderatorja i kthehet shkrimtares: Boll justifikuat përdhunimin

Shkruar nga NEWSPORT

Shkrimtarja e njohur Flutura Açka ka reaguar dje në rrjetet sociale duke kritikuar veshjen e prezantueseve në ekranet televizive shqiptare (lexo këtu), ndërsa i ka quajtuar ato të veshura si në plazh apo festë, duke bërë edhe një krahasim me vendet Europiane dhe kontretisht Hollandën.

Açka në reagimin e saj ka kritikuar këtë fenomen, duke u shprehur: " Të jetë kjo zhveshje në programe kryesisht për burra - programet e sportit në tv shqiptare - nje zgjedhje e tyre? Apo e shefave të tyre? Vajzat e sportit i drejtojnë këto programe, besoj unë, sepse e njohin fushën e tyre, jo të jenë objekt që t'u kujtojë lukunisë, ndonjëherë shumë të uritur, çfarë u mungon.

Dhe të zgjuar nga adrenalina e lojës, hedh sytë te e bija, te e shoqja, të fqinja, te sekretarja, dhe përdhunimi i duket sport i tij. Në 20 vjet në Hollandë, nuk më ka zënë syri kurrë, komentatore sporti të zhveshura kështu, madje asnjë grua të zhveshur televizioni".

Për këtë gjë, ka reaguar edhe Einxhel Shkira që ka moderuar disa emisione, edhe sportive. Bukuroshja ka postuar në rrjetet sociale pikëpamjet e saj, duke i kërkuar Açkës që të mos justifikojë përdhunuesit. "Pamja s'i jep të drejtë askujt të përdhunojë. Pa dashur t'i dalë në mbrojtje askujt e as për të justifikuar veshjen e askujt, as timen, do t'u lutesha që këto lutje t\ia bënit atyre që përdhnojnë. Boll justifikuat përdhunuesit", shkruan mes të tjerash Shkira.

Reagimi i plotë:

Tags:

FACENEWS

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga