Teuta arriti të merrte një fitore të madhe ndaj Tiranës, teksa e mposhti 1-0. Një nga më të merituarit është trajneri i durrsakëve, Edi Martini, i cili e kishte vendosur mirë teknikisht skuadrën në fushë. Në intervistën pas 90-minutëshit, ”timonieri” shprehet i lumtur për tre pikët.
”Ndeshje të tilla të mobilizojnë më makismum. Ne e kishim anlizuar në maksimum rivalin. Ata janë zotët të fushës, e mbajnë topin. Ata dhanë shpirtin në fushë. Nuk kemi ndryshu asgjë, donim pikë. Pikët e lëshaura janë në disfazor. Duam Europën. Në Ballsh nuk e meritonim fitoren. Djemtë kanë treguar se janë të mirë dhe shumë të fortë. Tirana na ka mundur 2-1 në përballjen e parë , kemi shënuar të parët. Pavarësisht cilësive, kisha besimin që do ia dilnim. Nuk duhet të shikojmë kush shënon. Vetëm në Ballsh nuk kemi shënuar. Nuk ka rëndësi kush shënon. Koha të fitojmë.
Ne i kemi bërë nder ekipit tonë dhe vetes. Ne do luftojmë deri ën fund, apsi objekti9vat janë të qarta. kisha frikë naën fizike, pasi Tirana ka bërë 3 ndeshje të lehta. Shpirti dhe grinta bëri që të dhurojmë këtë ndeshje. Ne kemi kërkaur të jemi pragmatistik. Ndaj Laçit kërkuam pikë, nuk bëmë lojën e sotme. E vetmja mënyrë të ndalnim ishte të ushtronim presion. Të gjithë janë të karikuar. Ne duhet të tregojmë grintë, pasi kemi një ndeshje me Luftëtarin. Ne donim të sulmonim lart. Ne i dijmë që kanë pikë të fortë luftën në ajër. Dua t’i përgëzoj, bravo. Kishte zgjedhje të sforcuara. Emiljano nuk pushoin kurrë, isha i detyruar të bëja një zgjedhie të tillë” – shprehet tekniku.