
Ramadan Ndreu, drejtori i menaxhimit te Kukësi ka folur për "Supersport" në lidhje për merkaton që Kukësi ka zhvillar deri më tani. ndreu ka thënë se lëvizjet në merkato deri më tani qenë të kujdesshme, pasi sipas tij, kur ekipi ecën mirë, atëherë nuk është e nevojshme të bëhen shumë ndryshime.
"Skuadra e Kukësit në merkaton dimërore ka qenë e kujdesshme. Jemi menduar gjatë, që në çdo lëvizje të jemi në grup, për vetë faktin që ka një rregull në futboll: kur skuadra funksionon mirë dhe nuk shfaq shumë probleme, edhe në merkato duhet të jesh shumë i kujdesshëm. Mendoj se kemi qenë, duke afruar dy lojtarë, që unë mendoj se ishin të domosdoshëm. Qoftë Rroca, qoftë dhe Shkurtaj. Kurse për pikat e tjera do të afrojmë lojtarë, akoma nuk e kemi mbyllur merkato, për të plotësuar grupin. Do përforcohet mesfusha mendoj".
Gjithashtu, drejtori ka folur edhe për rastin e sulmuesit Rexhinaldo, duke thënë se kush do të jetë më në formë, ai do të nisë takimin, por kjo është një çështje që i takon edhe trajnerit.
"Klubi ka gjithë të drejtën të afrojë lojtarë cilësorë të një pozicioni dhe lojtari nga ana profesionale duhet ta pranojë. Kuptohet që vështirësia e kapjes së një vendi në formacion është e lartë, kështu që Rexhinaldo për momentin është lojtar i Kukësit. Ai do respektojë kontratën dhe vendimet e marra nga trajneri. Sa i përket lojës, skuadrën mund ta vendosim me një ose me dy, dhe këtë e vendos trajneri. Por të dy lojtarët janë të ngjashëm dhe ai që do të jetë më në formë do ta nisë takimin."
Më tej, Ndreu ka thënë se për blerjen e Rrocës dhe Kukësit, është bërë një ndërhyrje e suksesshme, pasi në perspektivë edhe mund të shiten jashtë vendit, duke mbushur kështu arkat e klubit.
"Mendoj që në dy lëvizjet e para të Kukësit, me Shkurtajn dhe Rrocën, kemi bërë lëvizjet e duhura. Kjo sepse janë dy lojtarë të nivelit të lartë në cilësi, por edhe në kosto. Presidenti mendoi se ishte një hap shumë i madh, shumë i mirë, duke pasur parasysh që këta lojtarë do në shërbejnë. Kemi idenë se edhe në perspektivën tonë mund t'i shesim. E vërtetë është se kishim kohë që ishim në bisedime, por e mira është që në një klub të punohet brenda dhe më pas të bëhet e ditur".