
Trajneri i Teutës, Bledi Shkëmbi, pas barazimit 2-2 me Kukësin, është shprehur për mikrofonin e Supersport se është i kënaqur me mënyrën se si shkoi loja, pasi skuadra arriti të përgjigjej shumë mirë në fushën e lojës, duke parë se rezultati shkoi 0-2.
"Jam i kënaqur me rezultatin për mënyrën si shkoi loja. më pëlqeu reagimi i ekipit. Patëm shumë raste për të shanuar. Mendoj se çdo gjë është e hapur për ndeshjen e kthimit. Më bëhet qefi për Bushiç që gjeti golin e parë. Për Latif dhe Bushiç, ishte pozitive luajta me dy sulmuesit kryesor. Ne sot gabuam në mbrojtje dhe pësuam dy gola shumë të thjeshtë. Për fat të keq, sot, Sidibe nuk ishte në formën e tij të mirë. Kemi pësuar gola që ne nuk duhet t'i pësonim. Dua të shoh përpara, të shoh pozitivisht, që lojtarët si Sidibe, Osmani apo Arapio nuk janë në ditën e tyre më të mirë. Unë mendoj që patëm 2 raste në pjesën e parë dhe mund të flisnim ndryshe nëse do e kishim shënuar një gol. Por ky është futbolli. Futbolli është kështu që ndodh se lojtarët që ke më të mirë, në momente të caktuara nuk janë në ditën e tyre më të mirë. Për një ndeshje apo dy, nuk jam ai lloj trajneri që duhet t'i gjej fajtorët me patjetër. Unë mendoj që kemi shanse të barabarta përsëri se kush do të kalojë më tej. Nuk kemi kaluar një gjendje të mirë psikologjike me dy rezultatet e efundit. Ne u munduam të bëjmë një futboll të mirë. Nuk ishim disi të përqendruar, bëm gabime dhe pësuam golat. Por kthimi i rezultatit na bën mirë dhe tashmë duhet të pargatitemi për ndeshjen e radhës me Partizanin në kampionat. Me përjashtimin e Kamzës, nuk mendoj se gara është cënuar. Unë mund të them se ky ishte fati i Skënderbeut dhe kaq, që tashmë ka kaluar në gjysmëfinale", është shprehur Bledi Shkëmbi.