Ardian Mema, trajneri i Tiranës, për mikrofonin e Supersport pas ndeshjes me Flamurtarin, që përfundoi 1-0 për vlonjatët, por që bardheblutë u kualifikuan për më tej, pasi fituan 2-0 në “Selman Stermasi”.
Mema ka thënë se ekipi tashmë duhet të shohë përpara dhe se e ka potencialin për të përballuar më së miri Kukësin, ku do të përballen në ndeshjen e kthimit në Superiore, për javën e 21 të kampionatit.
“Halili nuk kishte pse ta merrte kartonin e kuq, por ekipi e përballoi lojën. Duhet të shikojmë që Tirana që mos ketë më këto problemet e fillimit që i ka vuajtur gjatë gjithë kohës. Grenti nuk është i tillë, është njeri shumë i dashur, por ndoshta nuk ishte i karikuar si duhet, por pjesë e lojës janë të gjitha. Krijohet një klimë e mirë, duke qenë që Kupa është me dy ndeshje, ne u kualifikuam, por do të shohim edhe gabimet që kemi bërë. Ekipi duhet të shikojë lart. Besoj se kjo do të jetë pjesë e terapisë. Mendoj se ka patur ndeshje të forta së fundmi, duhet të bëjmë një rikupero për t’u bërë gati për ndeshjen me Kukësin. Gjithsesi, ekipi i ka forcat për ndeshjen me Kukësin, sepse rikthehet Hasani dhe do e menaxhojmë mirë ndeshjen me Kukësin”, është shprehur Ardian Mema.