Në Vlorë do të ketë flamuj të shumë shteteve këtë sezon, pasi Flamurtari po merr futbollistë nga e gjithë bota. Pas malazezit Radoviç, japonezit Iinuma dhe portierit alegjeriano-kanadez Al-Shabani, klubi vlonjat ka akord me një mbrojtës serb. “Panorama Sport” shkruan se është arritur marrëveshja me Milosh Rniç, i cili është 27 vjeç dhe luan si mbrojtësi i krahut të majtë. Trajneri Gugash Magani synon ta ketë të plotë grupin para nisjes për fazën përgatitore në Slloveni dhe drejtuesit po nxitojnë të sjellin në ekip lojtarët e duhur. Në krahun e majtë të mbrojtjes luajnë edhe Marku e Çerkini, por titullar mund të jetë blerja e fundit, Rniç.
© 2023 News Sport - Dev by Aplikacione.com.