
Flamurtari do të luajë sezonin tjetër në Kategorinë e Dytë. Skuadra vlonajte u mposht me penallti nga Tërbuni dhe vitin do të luajë në një kategori më poshtë. Në një intervistë për "Procesin Sportiv", adminstratori I klubit, Sinan Idrizi u shpreh:
"Është vazhdimësia e situatës tonë gjatë gjithë kësaj kohe. Pse është dënuar Flamurtari në merkato? Flamurtari është dënuar për shumë mos pagesash që kanë ndaj palëve të dytë apo të 3. Ka disa muaj që konto e Flamurtari është e bllokuar dhe nuk bënim dot merkato.
Kjo histori është një histori që zgjidhet deri më 30 qershor dhe unë si Sinan Idrizi do të paguaj të gjitha detyrimet dhe do të largohem pasi nuk mund të vazhdohet kështu".
Pse nuk u larguat më parë? "Kam bërë mbledhje me Këshillin Bashkian dhe nëse do të plotësoheshin kushtet do të vazhdoja, por nuk gjetëm rrugë të mesme. Në 7 vite nuk kam harxhuar asnjë dollar nga asetet publike. Unë nuk do të lë një Flamurtar me 500 mijë euro borxhe. Në datë 30 do të lë skuadrën dhe do të tregoj edhe borxhin që ka ekipi.
Nuk kam thënë kurrë se do ta bëjmë Flamurtarin si Barcelona, por dua të ndërtoj një skuadër me rregulla pasi jam kapitalist. Jam krenar që I kam kursyer qytetit tim 10 milionë euro pasi nuk kanë shpenzuar asnjë lekë. Kam kërkuar nga Bashkia të më tregojnë se ku janë fushat për të investuar, nuk ka një fushë për stërvitje".