
Tirana arriti të merrte nëj fitore në derbi pas 5 vitesh e ca. Një fitore 2-1 ndaj Partizanit që I kushtoi stolin trajnerit Lerda. I ftuar në emisionin "Sport Neës Plus", ish-lojtari bardheblu, Elvis Sina bëri një analizë për Tiranën, por edhe derbin.
"Është një kohë shumë e gjatë. Ndeshja derbi është I bukur kur ka rivalitet. Për Tiranën ka qenë edhe një problem psikologjik. Është një ndeshje e ndjeshme nga tifozët dhe normalisht, kaq shumë kohë kishte humbur dhe shpresa. Shumë njerëz nuk kanë shkuar në stadium pasi kanë menduar që nuk do të fitojnë sërish.
"Ndeshje të tilla derbi ku skuadrat janë rivale për titull apo edhe për Kupë mund të ketë edhe më shumë tifozë në stadium. Te Tirana ka qenë gjithmonë problem puna e trajnerëve pasi presidenti është pak I padurueshëm me trajnerët. Po ta shikosh 90% e trajnerëve kanë qenë pjesë e Tiranës dhe kur kanë qenë në krye, por edhe në fund apo në mes janë larguar. Te Tirana nuk e pranojnë këtë pasi janë mësuar të jenë gjithmonë në krye, por kjo nuk varet vetëm nga trajneri. Ka shumë presion edhe te lojtarët dhe vjen nga Kategoria e Parë dhe një vit me probleme. Tani në 100-vjetori e skuadrës blen 4-5 lojtarë dhe kërkon të dalësh kampion, por klubi duhet të jetë pak me këmbë në tokë pasi kampion dilet pas disa vitesh që mund të luash mirë".