Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Fitorja ndaj Kastriotit, derbi dhe sfida ndaj Partizanit, Asion Daja flet hapur: Donim të kishte fituar Tirana, Teuta meriton titullin kampion

Shkruar nga NEWSPORT
Fitorja ndaj Kastriotit, derbi dhe sfida ndaj Partizanit, Asion Daja flet hapur:

Teuta fitoi me rezultatin 1-2 ditën e sotme ndaj Kastriotin në transfertë. Duke parë barazimin e Partizanit në derbi ndaj Tiranës, durrsakët shkojnë në kuotën e 62 pikëve, 3 pikë më shumë se të kuqtë. I ftuar në emisionin "Rubrika Sportive", mesfuishori i Teutës, Asion Daja u shpreh:

"Tashmë jemi tri pikë larg Partizanit, por kjo nuk është se na jep ndonjë siguri të madhe. Javës tjetër kemi ndeshje direkte me të kuqtë, aty vendoset. Do të na interesonte më shumë që të kishte fituar Tirana.

Kastrioti ndodhet në zonën e ftohtë e për këtë arsye e kishim vlerësuar në maksimum. Ata kanë marrë pikë më shumë ekipe të tjera e në pozitat që jemi na duhet me çdo kusht 3 pikë. I vështirësuam pak gjërat kur pësuam gol, por jam i kënaqur me 3 pikët e marra.

Gol i 3 nuk doli pasi u treguam më shumë altruist se çduhet. Disa lojtarë të rinj që janë aty kanë fituar eksperiencë. Kisha pak frikë në momentet e fundit pasi Kastrioti kisha disa raste për të shënuar.

Sfida ndaj Partizanit? "Çdo gjë është në rregull te ne dhe nuk ka presion. Lojtarët janë të ndërgjegjshëm e kjo do të tregojë se kush skuadër e meriton vendin e parë. Më bëhet qejfi që është kjo ndeshje e nëse Partizani është më mirë ne do t'i japim dorën. Kam besim te skuadra jonë pasi luajmë në Durrës dhe e meritojmë ne të dalim kampion".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga