Vllaznia u rikthye më në fund te fitoraj teksa mposhti Teutën minimalisht në Durrës. Shkodranët shkojnë në kuotën e 17 pikëve në vendin e 5-të dhe hyjnë sërish në garë për një vend në ‘Final Four’. Trajneri Qatip Osmani dha prononcimin e tij për MCN TV ku komentoi fitoren e tij të parë në krye të kuqebluve.
“Më gëzojnë pikët dhe loja, nuk është se bindëm shumë. Pas 0-1 patëm disa raste që nuk i shfrytëzuam por është nëj fitore shumë me rëndësi për ne për ecurinë e kampionatit.
Në disa momente u tërhoqëm shumë duke pritur kundërshtarin. Defansiva jonë ishte mirë, nuk lejuam shumë të depërtonin dhe jam i kënaqur përgjithësisht.
Rastet e shpërdoruara? 0-1 nuk është rezultat i sigurtë dhe donim goln e dytë pasi futbolli të dënon nëse nuk shfrytëzon rastet. U shprehëm nervoz në disa momente.
I kënaqur me lojën? Këtë ngarkesë rezultatesh e kemi patur edhe në lojën e sotme. Fitore e rëndësishme dhe qetësi në klub. Shpresojmë se në lojët e ardhshme do të jemi më stabil.
Egnatia e rradhës? Për ne çdo lojë është test, kemi përballë një ekip pretendentë. E vështirë dhe e rëndë kundër një kundërshtari kualitativ.”