Ka mjaftuar një gol i Pero Pejiç në Shkodër për ti dhënë Kukësit edhe tre pikë të tjera që vlejnë shumë në garën për titull. Kampionët e dimrit kanë mundur të dalin me kokën lartë nga transferta në Shkodër dhe tani do të presin qetësisht Teutën në javën e ardhshme. Kjo fitore e marrë ndaj Vllaznisë prish planet e Partizanit dhe Skënderbeut që deri në minutën e 80’ të këtij takimi besonin se do të arrinin të rifitonin terren në tabelën e klasifikimit por në fund llogaritë janë prishur.
Sido që të dalin nesër Partizani dhe Skënderbeu, e sigurtë është se të paktën edhe një javë Kukësi do të mbaj vëndin e parë në tabelën e klasifikimit ndërsa Vllaznia për momentin nuk rrezikohet nga Flamurtari që numëron 4 pikë më pak në vëndin e shtatë.