Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"Fitorja duhet të jetë një shtysë për bardheblutë", Andi Lila: Vllaznia nuk mund të gabojë më, Tirana ka bërë një sezon zhgënjyes

Shkruar nga NEWSPORT
"Fitorja duhet të jetë një shtysë për

Tirana arriti të fitonte 1-2 ndaj Vllaznisë në "Loro Boriçi". Një 3 pikësh me shumë vlera për bardheblutë që tashmë rikthehen në garën për zonën europiane. I ftuar në emisionin "Sport Neës Plus", Andi Lila, ish-lojtari i Tiranës dhe Kombëtares analizoi këtë takim.

"Fitorja e Tiranës ndaj Vllaznisë do jetë një shtysë e fortë për të gjithë futbollistët e Tiranës që të luftojnë akoma më shumë. Tani janë rikthyer lojtarët e dëmtuar. Ka një bazë shumë të mirë. Di të prodhojë futboll. Në "Loro Boriçi" ka gjithmonë nivel, më pëlqyen disa futbollistë. Vllaznia-Tirana është  një reklamë për kampionatin tonë, ishte shumë 'fair play'. Kur u etiketua Vllaznia si pretendente për titullin, e ndjeva pak problemin se tani i duhen lojtarët me eksperiencë.

Ka lojtarë të rinj që në ardhmen do t'i japin shumë bukuri kampionatit shqiptar. Vllaznia kishte luksin të gabonte 1-2 ndeshje, por pas ndeshjes me Tiranën nuk mund të gabojë më. Fitorja e Tiranës ka zbukuar kampionatin, por për mendimin tim kanë bërë një sezon zhgënjyesqë lë për t'I dëshiruar pasi ishte skuadra kampione dhe duhet të ruante këtë ritëm". u shpreh Andi Lila.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga