
Skënderbeu ka arritur të marri një fitore minimale 1-0 ndaj Apolonisë. Pas largimeve të shumta nga skuadra duket se ekipi korçar është drejt konsilidimit dhe këtë e tregon fitorja e sotme ndaj skuadrës fierake që do të jetë një rival në Superligë.
Takimi u zhvilluar në komplesin Tropikal në Durrës dhe fitues doli ekipi I drejtuar nga Ahmataj. Apolonia në ndeshjet miqësore ka treguar se do të jetë një skuadër e fortë për çdo kundërshtar, ndërsa sot ka zhgënjyer përballë një skuadre që pothuajse është ndërtuar nga e para.
Poll