Tirana fitoi ditën e sotme ndeshjen e kthimit ndaj Shën Kollit me rezultatin 4-0. Sfida e parë mes dy skuadrave u mbyll në barazim pa gola, ndërsa ajo e kthimit u mbyll me golaadë nga bardheblutë.
Golat për Tiranën u shënuan nga Karabeci, Muçi, Celhaka dhe Cobbina. Lajmi pozitiv për trajnerin Mema është rikthimi në fushë I kapitenit Erando Karabeci.
Mesfushori mungonte prej muajsh për shkak të një dëmtimi. Në këtë mënyrë Tirana ''fiton'' edhe një tjetër lojtar në kontigjentin e saj duke i shtuar në këtë mënyrë alternativat trajnerit Mema në mesfushë.

Poll