
Tirana arriti të fitonte për herë të parë Kupën e Shqipërisë për moshat U-19. Një trofe që erdhi pas fitores 3-2 ndaj Shënkollit. 5 gola dhe mjaft emocione me të dyja skuadrat që dhanë gjithçka në fushën e lojës, por në fund ishin bardheblutë që ngrejnë trofeun e dytë në pak ditë pas fitores së Tiranës U-17. Në fund të ndeshjes për "RTSH Sport", foli dhe trajneri i Tiranës U-19, Bledar Devolli.
"Jam krenar për këtë djem që bëjnë nëj futboll që pak ekipe e bëjnë. Që nga momenti i parë që mora drejtimin e kësaj skuadre kam parë një seriozitet të madh dhe dëshirë për të punuar. E nisëm pak keq pasi kjo është edhe finale edhe emocionet bëjnë të vetën. Mund të kishim shënuar edhe gola të tjerë pasi i kishim të gjitha mundësitë për të shënuar".
Tirana e madhe? "Ekipi është aty edhe pse kishin disa probleme rrugës besoj se jemi në rrugën e duhur.. Shpresoj që në fund të sezonit të munnd të fitojnë titullin kampion që mungon prej 10 vitesh duke parë që jemi edhe në 100 vjetorin e klubit. Nuk e kam fshehur kurrë që synimi është të drejtoj skuadrën e parë. Nuk ishte e thenë të ndodhte dy herët e kaluara, por unë jam ende i ri dhe nuk më iku mosha. E kam treguar që fitoj trofe dhe kjo besoj se nuk është rastësi".