
Erzeni është në fazë rindërtimi. Skuadra nga Shijaku kërkon që sezonin e ri të pretendojë elitën, ndërsa vitet e fundit ka pësuar ulje-ngritje. Në këtë merkato vere, nga Erzeni largohet edhe portieri Elidon Selaci.
Largimi i gardianit e çon në pesë numrin e të larguarve, teksa më herët u larguan Mateus Levendi, Mirjan Hima, Ardit Osmani dhe Xhino Ngjela. Klubi shijakas pak ditë më parë njoftoi se në krye të stolit do ulet Nevil Dede, teksa priten ndryshime të shumta në skuadër.
Poll