Diego Longo trajneri aktual i Flamurtarit ka dhënë një intervistë për mediat greke për sa i përket finales së Kupës mes AEK dhe PAOK që është përfolur se mund të luhet në Tiranë.
I vetmi problem është data e ndeshjes pasi stadiumi “Air Albania” është i zënë nga koncerti që do të zhvillojë këngëtari grek dhe për këtë arsye Frederata Greke e Futbollit duhet të mendojë një datë tjetër.
Por 47-vjeçari i Flamurtarit ka një ide tjetër. Ai ka thënë se finalja mund të luhet në Elbasan dhe tifozët të akomodohen në Tiranë.
“Kam dëgjuar se finalja juaj do të bëhet në Shqipëri. Do të ishte mirë për ne, nuk e di se pse po vini në Shqipëri, por për ne është mundësi shumë e mirë. Është një ndeshje e rëndësishme, niveli i lartë mes dy ekipeve dhe mund të shohim futboll kualitativ në Shqipëri.
Tifozët nuk kanë mundësi të ndjekin ndeshje të këtij niveli, klasi i parë. Air Albania është stadium shumë i mirë, Kombëtarja e Shqipërisë luan aty gjithmonë. Elbasan Arena nuk ka shumë infrastrukturë të mirë, megjithatë është shumë afër Tiranës, vetëm 30 minuta larg. Kështu ndeshja mund të zhvillohej në Elbasan dhe tifozët të rrinin në Tiranë”, ka thënë Longo për Metropolis