Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Finale në fundjavë, DISIPLINA “masakron” klubin e Kategorisë së Dytë

Shkruar nga NEWSPORT
Finale në fundjavë, DISIPLINA “masakron” klubin e

Tre futbollistë të Gramozit janë dënuar nga Komisioni i Disiplinës dhe nuk do jenë pjesë e ekipit të Ilir Qirjakos në finalen e sezonit në “Roza Haxhiu” të Lushnjës.

Kolonjarët luajnë me Delvinën të shtunë në 15:00 për sfidën play-out në Kategorinë e Dytë dhe dueli do tregojë se cila nga skuadrat do qëndrojë në të Dytën sezonin që vjen.

Dalipi, Rumi dhe Osmani janë dënuar me nga tetë ndeshje pezullim për sjellje antisportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në duelin e humbur 2-1 me Adën të shtunën e kaluar.

Gramozi ka edhe një shans për të shpëtuar sezonin, teksa ndeshet me Delvinën që vjen nga Kategoria e Tretë dhe kërkon ngjitjen në të Dytën.

Vendimet:

Lojtari i FC Gramozi, Jordanis Dalipi, për pështymjen ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/f të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i FC Gramozi, Qemal Rumi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i FC Gramozi, Edmond Osmani, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga