
Kategoria e Parë do zhvillojë sot gjashtë nga ndeshjet e javës së radhës. Në zonën play-off është java e fundit, teksa Dinamo e Egnatia do festojë ngjitjen në Kategorinë Superiore. Garë e hapur mes Burrelit dhe Korabit, me skuadrat që kërkojnë një vend në ndeshjen finale që të jep mundësinë për elitën.
Gjashtë ndeshjet do zhvillohen në orën 15:00. Burreli luan me Dinamon, ndërsa Vora pret Korabin në grupin A. Për atë B, Egnatia përballet me Pogradecin, ndërsa Tomori luan i relaksuar në transfertë me Besën, teksa beratasit janë një ndër ekipet që do tentojnë Superligën. Zona e mbijetesës vjen me Lushnja - Elbasani dhe Flamurtari - Turbina.
Kategoria e Parë, sot - 15:00
Play-off, grupi A
Burreli - Dinamo
Vora - Korabi
Play-off, grupi B
Egnatia - Pogradeci
Besa - Tomori
Play-out, grupi B
Lushnja - Elbasani
Flamurtari - Turbina