Ferhan Hasani është lojtari më i ri i Partizanit, i cili ka firmosur një kontratë 18-mujore me klubin e kuq. Fantazisti me një karrierë të pasur në Europë, do të kontribuojë për kryeqytetasit.
Pas hedhjes së të "zezës mbi të bardhë" kanë vërshuar komentet pozitive duke krijuar një atmosferë festive te 16 herë kampionët e vendit. I pranishëm jo vetëm në prezantim, por edhe në rrjetet sociale drejtori Olsi Rama i ka uruar mirëseardhjen 30-vjeçarit.
"Mirë se vjen Ferhan Hasani te 16 herë kampionët e Shqipërisë!", shkruan Olsi Rama në proflin e tij në "Instagram".

Poll