Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"Falenderojmë popullin grek për mbështetjen", Andi LILA flet për tragjedinë: Tërmeti ka sjellë një rëndim psikologjik...

Shkruar nga NEWSPORT
"Falenderojmë popullin grek për mbështetjen", Andi LILA

Tërmeti i 26 nëntori që la 50 viktima në Shqipëri, ka bërë bujë edhe në vendet Europiane. Të shumta kanë qenë vendet, klubet dhe sportistët që janë solidarizuar me tragjedinë shqiptare, duke dhënë kontributin e tyre moral apo material. Një ndër këto shtete është edhe Greqia, që ka dërguar forcat e saj të emergjencës në ndihmë të të prekurve. Shumë klube në shtetin fqinj kanë dhënë mbështetjen pa kushte për popullin shqiptar. Në mediat greke ka folur dhe lojtari i Tiranës, Andi Lila është shprehur se tërmeti ka rezultuar shkatërrimtar, duke rënduar psikologjinë e popullit shqiptar.

Ish lojtari i Pas Janina ka folur për Super FM duke shtuar,"Jam mirë bashkë me familjen. Ekziston një psikologji e keqe në botë për tërmetet, sigurisht dhe në Shqipëri pasi tërmeti ishte shumë i madh. Ka më shumë se 40 të vdekur dhe epiqendra ishte pranë shtëpisë sime. Personalisht nuk ndodhesha në Shqipëri, por u ktheva menjëherë sepse shumë njerëz kërkojnë ndihmë."

Andi Lila falenderon ekipet greke të emergjencës që mbërritën të parët për ndihmë duke shtuar, "Falenderoj popullin grek për mbështetjen pasi në vend ekziston një psikologji e keqe. Njerëzit janë jashtë me të drejtë, pasi ka afro 500 pas goditje. Familja ime gjendej pranë zonave të prekura dhe e kanë përjetuar negativisht."

"Kam biseduar me presidentin e Pas Janinës dhe Kristovasilis më ka thënë se janë aty për çdo gjë që ne kemi nevojë. Pas kalimit të kësaj situate, do të shoh për një vizitë në Janinë, udhëtim qetësues për mua dhe familjen", ka thënë ndër të tjera ish futbollisti i Kombëtares.

Tags:

Vendi

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga